Bundestagu ka forcuar kufizimet në ditën kur Gjermania raportoi një numër rekord të rasteve me COVID-19. Por, jo të gjithë parlamentarët janë dakord, në radhë të parë AfD-ja e ekstremit të djathtë është kundër. Të mërkurën (12.01) një tabelë me shënimin teste për COVID-19 i orientonte deputetët drejt kësaj stende. Ky rregull për parlamentarët vjen pikërisht në ditën kur Instituti i Mbikqyrjes Shëndetësore dhe Profilaksisë Robert Koch (RKI) komunikoi një rekord të ri të infeksioneve brenda një dite, mbi 80.000 raste me COVID.

Marketing

Në sfondin e rritjes së rasteve me COVID-19, parlamenti gjerman të mërkurën (12.01) votoi vendosjen e rregullave më të forta në mbarë vendin, e po ashtu edhe për hyrjen në parlament. Deputetët për të hyrë në sallën plenare dhe në sallat e mbledhjeve të grupeve parlamentare e të komisioneve duhet në rast se nuk kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës të paraqesin përpos dokumentit të vaksinimit, ose vërtetimit të shërimit nga COVID edhe një test negativ antigjen.

Deputetët që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore mund të hyjnë në sallën plenare me një test negativ PCR. Por deputetët e tjerë që nuk janë vaksinuar plotësisht lejohen të marrin pjesë në seanca vetëm duke qendruar në pjesën e publikut. Por edhe për të hyrë në këto mjedise kërkohet një test negativ antigjen.

Për ata që nuk duan t’u përmbahen këtyre rregullave janë parashikuar gjoba. Administrata e Bundestag-ut planifikon gjoba nga 1.000 euro për herën e parë dhe 2.000 euro nëse shkejet përsëriten. Madje ata mund të konfrontohen edhe me refuzimin e fletëhyrjes.

Të gjithë grupet parlamentare në Bundestag votuan në favor të rregullores së re, me përjashtim të partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), së cilës i mungonte gati gjysma e deputetëve në seancën e së mërkurës.

Disa prej deputetëve të AfD-së ishin ulur në lozhën e publikur, ndërsa të tjerë në vendet e tyre të zakonshme. Por gati gjysma e vendeve të tyre në sallë ishin të zbrazur.

Deputetët e AfD-së – si ata të ulur në sallën plenare edhe ata në pjesën e publikut disa herë e ndërprenë fjalimin e kancelarit Olaf Scholz duke mbajtur pllakata në shprehje të kundërshtimit të tyre ndaj masave rigoroze, gjë që në fakt është kundër rregullores së Bundestag-ut, raporton DË .

Në pankartat e tyre shkruhej “liri në vend të përçarjes” — duke iu referuar komentit të deputetit të AfD-së Bernd Baumann, i cili tha, se masat e marra po përçajnë jo vetëm shoqërinë, por edhe këtë parlament.”

Deputetja e partisë “E Majta” Sahra Ë agenknecht, e cila e thotë hapur se nuk është vaksinuar ndaj COVID-19, gjithashtu i kritikon rregullat e vendosura në seancën e së mërkurës. AfD-ja thotë se do të ngrejë padi kundër rregullores së re në Bundestag./albora.ch/

Marketing