Fisnik H. (18 vjeçar) ka  sulmuar papritmas kolegët e tij të punës me sëpatë, ku ka lënduar njërin prej tyre, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albora.ch.

Marketing

Ai tashmë është në paraburgim.

Fisnik H. I cili po bënte pratikën si shitës makinash në Raesfeld (distrikti Borken) shkoi në punë të hënën në mëngjes

Pak kohë më vonë, sipas policisë, ai ka pasur papritur sëpatën në dorë dhe e ka përdorur për të sulmuar kolegët e tij.

Sulmuesi ka goditur me sëpatë në shpinë një 33-vjeçar, por për fat viktima e ka shmangur goditjen e dytë. Më pas i riu nga Dorsten u çarmatos nga disa kolegë të tjerë.

Sulmi i dhunëshëm që u bë të hënën në mëngjes mund të jenë  nga problemet që 18-vjeçari kishte gjatë praktikës së tij, tha të martën prokurori publik i Munsterit, Dirk Ollech.

 “I akuzuari nuk ishte ndjerë i trajtuar mirë”, tha kreu i skuadrës së vrasjeve, Thomas Götze.

Sipas gjetjeve të reja, 33-vjeçari nuk ishte objektivi aktual i sulmuesit. Thuhet se ai e ka takuar rastësisht në një shkallë për në zonën e zyrës. Fatmirësisht, lëndimet ishin më të lehta nga sa mendohej fillimisht. Punonjësi i shitjes mundi të largohej nga spitali.

I dyshuari është dërguar në mbajtje të martën. Ai e ka lejuar veten të arrestohet në vend pa rezistencë.

Marketing