Garda Civile spanjolle ka kryer një operacion për çmontimin e një plantacioni të brendshëm ku kultivohej marijuanë, në një magazinë industriale në Caspe.

Marketing

Gjatë operacionit kanë rënë në pranga 2 shqiptarë dhe 1 maroken të moshës 23 deri në 33 vjeç.

Ata akuzohen për kultivim dhe prodhim droge si dhe mashtrim me energjinë elektrike.

Hetimi ndaj tyre nisi pasi policia mori informacion për ekzistencën e mundshme të një hapësire në të cilën kultivohej marijuanë.

Gjatë operacionit, u bë e mundur të përcaktohej vendndodhja e saktë e vendit.

Të arrestuarit, pasi vërejtën praninë e personave të dyshuar në afërsi të magazinës, dolën jashtë ku u përballën me njërin prej agjentëve dhe më pas u arrestuan.

Gjatë kontrollit të mëpasshëm, agjentët gjetën në total 1500 bimë kanabis sativa.

Sipas policisë, të tre personat kujdeseshin për kultivimin e kanabisit 24 orë në ditë, ndërsa kishin vendosur më parë përgjues, kamera sigurie, dhe kishin fshehur një automjet jashtë ‘shtëpisë së barit’ që të largoheshin menjëherë sapo të mbërrinte policia.

Të arrestuarit, dy me kombësi shqiptare dhe një maroken, akuzohen për grup të strukturuar kriminal, kultivim dhe prodhim të lëndëve narkotike. Ata janë lënë në burg nga gjykata spanjolle, ndërsa vijojnë hetimet për lidhje të mundshme me rrjetet e tjera të trafikut të drogës.

Marketing