Një grua është qëlluar për vdekje në një dyqan pranë liqenit të Konstancës. Ajo punon aty. Ish burri i saj gjendet në paraburgim, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albora.ch.

Marketing

Një 47-vjeçar thuhet se ka vrarë gruan e tij me disa të shtëna në një dyqan në Markdorf pranë liqenit të Konstancës . Një ditë pas krimit të së shtunës, për burrin iu lëshua një urdhër arresti. Ai u arrestua menjëherë pas të shtënave.

Sipas policisë, burri pasditen e së shtunës e kishte vizituar 44-vjeçaren në gjendje të dehur në dyqanin ku ajo shiste sende shtëpiake. Ai ka qëlluar me të shtëna të shumta në drejtim të saj dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pa armën që thuhet se ka përdorur. Ai përdori një taksi për tu larguar.

“Në momentin e krimit, në dyqan kishte disa klientë të cilët më pas u larguan nga ndërtesa”, tha zëdhënësi i Policës. Por asnjë person tjetër nuk u lëndua. Burri me pasaportë shqiptare u arrestua përkohësisht pak më vonë. Motivi i krimit është ende i paqartë.

Albora.ch

Marketing