Në Kiev, tensioni është shumë i lartë derisa njerëzit janë përgatitur për luftë.

Marketing


Një shqiptar, Albani, që është i martuar me një ukrainase dhe jeton në Kiev tha për Top Channel se po filloi lufta ai bashkë me familjen e tij do të transferohen në Shqipëri.


“Gruaja ime thotë se Shqipëria është shpëtimi ku mund të ikim”, u shpreh ai.


Ukraina është e kërcënuar nga një sulm i ushtrisë ruse që ka grumbulluar në kufij mbi 100 mijë ushtarë të armatosur rëndë.

Marketing