Shumë polakë janë treguar të gatshëm për të ndihmuar ukrainasit, duke i ofruar transport dhe ushqim falas.

Një nga ta ka dalë në kufi me një letër në dorë ku shkruan: “Mund të ndihmoj 2-3 veta”. Ndërsa një shqiptar në Poloni, Antonio Marku, tha se është i habitur nga mikpritja e polakëve, transmeton albora.ch.

Marketing

“ Jam shumë i habitur nga mikpritja e polakëve, ata kanë treguar solidaritet të madh. Këtu kanë ardhur qindra polakë për të ndihmuar njerëzit. Janë polakë që po i ofrojnë ushqime e transport ukrainasve. Ua kanë dhënë falas. Është një gjest shumë i madh që kanë bërë polakët,” tha Antonio./albora.ch/

Marketing