Kristjan Mehilli, shqiptari i arratisur nga burgu i Verçllit në Itali, dy muaj më parë gjatë natës së ndërrimit të viteve është arrestuar nga policia jashtë vendit dhe tani më ndodhet sërish në burg, raportojnë mediet italiane.

Marketing

27 vjeçari ishte arrestuar në vitin 2019, pasi akuzohet për një seri grabitjesh vilash, si anëtar i bandës “Ice Eyews”.

Me Mehillin, që banonte në Tortona, u arrestuan edhe Çesk Thani, Augustin Pjetergjokaj dhe Kristjan Keci. Banda goditi jo vetëm në zonën tonë, por edhe në Bresciano dhe në provincën e Bergamos.

Akuzat ndaj tyre ishin për bashkim kriminal me qëllim kryerjen e grabitjeve të banesave dhe armëmbajtje pa leje dhe sende të afta për ofendim dhe vjedhje, marrja e sendeve të vjedhura, lëndime të rënda personale./albora.ch/

Marketing