Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë, ku shqiptari Refik Mata, 29 vjeç, i dënuar disa herë për vjedhje është gjetur i vdekur në qelinë ku po vuante dënimin në një burg të Nice, raporton albaniandailynews.

Por familja e tij tani po kërkon drejtësi, pasi sipas tyre ai nuk ishte mjaftueshëm i mbrojtur.

Sipas familjes, ai kishte shenja të dukshme dhune në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit. Kur gjyqtari e pyeti se si i kishte ato shenja, shqiptari nuk dha arsye, transmeton albora.ch.

Sipas mediave, gardianët e burgut, kanë rrëfyer se Mata ka pasur përplasje me të burgosurit e tjerë dhe prej gjashtë muajsh nuk ndihej mirë./albora.ch/

Marketing
Marketing