Edhe në Gjermani, Omicroni tashmë është varianti dominues i virusit Corona, ku ditëve të fundit janë shënuar shifra rekorde të infektimeve, raporton rki.de, përcjellë albora.ch.

Marketing

Instituti Robert Koch (RKI) bën të ditur në raportin e fundit javor, se shifra e të gjitha rasteve ka arritur në 73 për qind të infektimeve me virusin Omicron.

Por, ende ka dallime të mëdha në mbarë vendin. Sipas RKI, pjesa e infektimeve me Omikron ishte vetëm 11% përqind në Mecklenburg-Pomerani, ndërsa në Bremen ishte 96 përqind.

Instituti RKI paralajmëron se në Gjermani pritet një rritje e lartë e numrit të infektimevë në javët e ardhshme, përfshirë edhe ata që janë vaksinuar dhe shëruar. /albora.ch/

Marketing