Protestës së opozitës që po zhvillohet sot në Tiranë i janë bashkuar qindra qytetarë.

Marketing

Në Bulevardin para kryeministrisë shihen shumë fëmijë dhe të moshuar, që kanë vendosur të marrin pjesë në protestë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga selia blu, ka shkuar mes protestuesve i shoqëruar nga deputetë të PD. Aty është takuar me kreun e PL Ilir Metën. Përpara Kryeministrië është ngritur një podium nga ku do të mbajnë fjalën përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile.

17:38- Masat për protestën, shtyllat lyhen me graso, bulevardi në errësirë, ndriçohet nga celularët

Në bulevardin Dëshmorët e Kombit po mbahet protesta e thirrur nga opozita e bashkuar. Nga ana tjetër policia ka marrë të gjitha masat për çdo skenar të mundshëm. Shtyllat në bulevard janë lyer me graso në mënyrë të tillë që protestuesit mos të kenë mundësi që të ngjiten dhe të dëmtojnë atë.

17:20- Pamje nga dron nga protesta e opozitës në Tiranë

Më poshtë ju sjellim edhe pamjet me dron të pjesëmarrjes në këtë protestë.https://www.dailymotion.com/embed/video/x8ffyij?pubtool=oembed

17:11-Boçi në protestë: Prapa blindave të burgut të fusim Edi Ramën

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi tha sot gjatë fjaës së tij në protestë se shqiptarët e kanë mendjen te ky tubim.

17:05- Rudina Hajdari përlotet në protestë: Ju të gjithë më kujtoni Azemin

sh-deputetja Rudina Hajdari gjatë mesazhit të saj drejtuar qytetarëve në protestë nuk i ka mbajtur lotët teksa ka kujtuar të atin, Azem Hajdari.

17:00- Protesta/ Mesazhi i Regjisorit Budina: Mosbindje civile deri në fitore

Regjisori Edmond Budina ishte i pari që e mori fjalën në protestën e thirrur nga opozita e bashkuar. Ai tha para mijëra protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” se kjo protestë ishte kundër mafias së pushtetit. Mes të tjera

16:57- Metën bashkohet me Berishën në shesh: Qeveria të mos provokojë

Kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta janë takuar ne bulevard dhe janë bërë bashkë të rrethuar nga protestuesit.

16:51- VIDEO- Protesta e opozitës, gomonia shkon drejt Kryeministrisë

Për të simbolizuar ikjen e qytetarëve nga Shqipëria drejt Anglisë me gomone, në protestën e opozitës në Tiranë kanë sjellë një gomone.

Tashmë gomonia është drejtuar për tek Kryeministria.https://www.dailymotion.com/embed/video/x8ffxph?pubtool=oembed

16:39- Berisha mes protestuesve në Bulevard, simpatizanti i rrëmben një puthje (FOTO)

Kryedemokrati teksa shpqërohej nga dy nënkryetarët e PD-së, Bylykbashi dhe Luçiano Boçi, duke shkuar pranë turmës një simpatizant i ka dalë para dhe e ka puthur në faqe.

16:18- FOTO-Protestuesit “pikturojnë” Ramën: Faleminderit që na qite në dritë

Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin para kryeministrisë në Tiranë e dhjetëra të tjerë në selinë e Partisë Demokratike, në pritje të kryedemokratit, Sali Berisha për të marshuar drejt Kryeministrisë, ku do të mbahet edhe protesta e opozitës.

15:56- Protesta, gomonia me flamur britanik dhe shqiptar “shfaqet” në mes të Tiranës

Protestuesit kanë sjellë një gomone në të cilën ndodhet flamuri shqiptar përkrahë atij të Mbretërisë së Bashkuar duke “simbolizuar” kështu largimin e shqiptarëve drejt gadishullit britanik dhe bujës së madhe mediatike të kohëve të fundit.

15:41PD publikon videon: Mijëra qytetarë i bashkohen protestës, qindra nga Shkodra

Protestës sipas PD po i bashkohen mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria.

15:28– Nga masat e policisë, te axhenda e protestës: 20 folës do u drejtohen qytetarëve

Disa minuta na ndajnë nga fillimi i protestës së opozitës në orën 16:00 para kryeministrisë. Policia ka vendosur efektivët e saj në zonën ku do të qëndrojnë pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

14:51-Ora e protestës po afron, Berisha mbërrin në selinë blu

Ndërsa na ndajnë më pak se dy orë nga fillimi i protestës së opozitës përpara kryeministrisë në Tiranë, kreu i PD Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=308&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FExpressShqiperi%2Fvideos%2F628967869013051%2F&show_text=false&width=560&t=0

12:51- FOTO- Protesta e opozitës, tabelat e sinjalistikës “zëvendësohen” me Ramën

Ndërsa na ndajnë pak orë nga protesta e opozitës që pritet të fillojë në orën 16:00 përpara kryeministrisë, protestuesit kanë gjetur një mënyrë kreative për të përcjellë mesazhe. Siç shihet nëpër foto tabelat e sinjalistikës rrugore në rrugët e kryeqytetit janë mbushur me fytyrat e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. 

12:20- Pak orë para protestës së opozitës, Berisha dhe Meta mesazhe qytetarëve

Pak orë para protestës kreu i PD, Sali Berisha, teksa ka shpërndarë një video nga protesta e 7 korrikut, iu bën thirrje qytetarëve për bashkim në tubimin e sotëm. Edhe kreu i PL Ilir Meta ka shpërndarë një video të vitit 2017 në të cilën shprehet se ‘Ebola e Shqipërisë është Rilindja’, të cilën e konsideronte si një sëmundje të tmerrshme.

11:16– Protesta e opozitës, blindohen dyert e kryeministrisë

Dyert kryesore të kryeministrisë janë blinduar duke u veshur me llamarinë të fortifikuar si masë para protestës së opozitës. Po ashtu, një ndër masat e marra është lyerja e shtyllave të ndriçimit me material graso.

Marketing