Gjatë 24 h të fundit në Shqipëri vërehet ulje e lehtë e infektimeve me COVID. 361 qytetarë kanë rezultuar pozitiv nga 2,478 testime të kryera.

Marketing

Kurse janë rritur rastet e viktimave nga COVID krahasuar me një ditë më parë. Betejën me COVID  e kanë humbur shtatë qytetarë.

Sipas ministrisë, në gjithë vendin janë 6,806 pacientë aktivë me COVID, ndërkohë aktualisht në spitalet e COVID-19 po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 1,090 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,065 që nga fillimi i epidemisë./albora.ch/

Marketing