Rosa Mandarinë (Aix galericulata), që vlerësohet nga vëzhguesit e zogjve si një nga shpendët më të bukur në botë është një vizitore shumë e rrallë edhe në Shqipëri.

Marketing

Dimrin e këtij viti vetëm një specie është shfaqur në Liqenin artificial të Tiranës duke bashkëjetuar me rosat e tjera.

Rosa Mandarinë është me prejardhje nga Azia Lindore dhe shquhet për ngjyrat mbresëlënëse dhe format që merr gjatë notimit në ujë.

Studiuesi i shpendëve Mirian Topi tha se kjo specie mund të jetë shkëputur nga ndonjë rezervat i ruajtur natyror në vendet e rajonit nga ku ka ardhur në Shqipëri.

Rosa Mandarinë u fotografua në Liqenin e Tiranës nga gazetari Raimond Kola./ voa

Marketing