Një grup kriminal i përberë nga shqiptarë është goditur ditën e sotme nga policia greke, pas një hetimi të gjatë.

Marketing

 Operacioni u krye nga policia e Athinës në bashkëpunim me rojën bregdetare të ishullit grek Mykonos, në një vilë të marrë me qira në ishullin, ku përgjuan një sërë telefonatash dhe po ashtu bënë kontrolle me dron.

3 shtetas shqiptarë ranë në pranga, teksa në kërkim u shpallën 3 të tjerë. Ata kishin krijuar grup kriminal për shpërndarjen në doza të vogla të drogave të forta në ishull. Mes të arrestuarve është edhe kreu i grupit, një shqiptar i liruar me kusht në 2018.

Ai rezulton se kishte kryer burg, i dënuar me 47 vjet heqje lirie për tentative vrasje, plagosje të rëndë, armëmbajtje pa leje dhe arratisje nga burgu. Ishte ky i fundit që siguronte drogën nga Haga e Hollandës duke dërguar pjesëtarë të grupit për transportin e saj.

Në total gjatë operacionit u sekuestruan 437 tableta XTC (Ecstasy) me shenjën e kafkës, pluhur XTC me peshë 91.8 gram, lendë narkotike 2 c – b me peshe 72 gram, kokainë me peshë 219.8 gram, kristal methamfetamine MDMA me peshë 270.9 gram, cannabis sativa me peshë 155.7 gram, 1 peshore elektronike, 1 motor, 3 celulare dhe 2370 euro.

Marketing