Çifti gjithmonë theksonte se dëshironin të kenë kontakt të mirë për vajzën e tyre. Por nuk është më kështu. Cila është arsyeja e situatës së tensionuar?, shkruajnë mediat zvicerane, transmeton Albora.Ch

Marketing

Historia e dashurisë së Loredanës (26) dhe Mozzik (26) ka qenë gjithmonë lart e poshtë , të dy u bashkuan dy herë dhe u ndanë dy herë . Pas ndarjesë së parë zyrtare, ata publikuan papritur një këngë së bashku me linja prekëse për njëri-tjetrin në vitin 2021.

Ish-çifti theksoi vazhdimisht se ata mbajnë një marrëdhënie të ngushtë, miqësore më njëri tjetrin. Reperja ka shkruar në Instagram edhe në lidhje me vajzën e saj: “Unë dhe Mozz do të vazhdojmë të jemi në kontakt të mirë. Ai më dha dhuratën më të mirë të jetës sime”.

 Por kjo duket se ka marrë fund tani.

Së fundmi në Instagram, Loredana ka shkruar se nuk ka më kontakte me reperin.

Në një intervistë me moderatoren Annina Frey për “ Blu ”, ajo deklaron: “Ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më”, thotë ajo.

Kryerja e marrëdhënies publikisht nuk ishte kurrë një problem për të.

 “Unë kam qenë në gjendje të përfundoj gjithçka tani. Por ishte pak më e vështirë për të”.

Po ashtu, Lorendana ka treguar se si ndodhë kontakti me Mozzik-un kur është rasti te vajza e tyre.

 “Kjo kalon nëpër motrën time, sepse ajo kujdeset për të voglën tim, kur unë nuk jam në shtëpi”. Megjithatë, ajo vazhdon të besojë në dashurinë e vërtetë.

Marketing