Zëvendëskryeministrja njëherësh minstrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla e shoqëruar nga zëvendësministrja e MPJD-së, znj.Liza Gashi dhe zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Agon Dobruna, kanë takuar mërgimtarët në Parkun e Qytetit të Gjakovës, në kuadër të kampanjës #ShijoKosovën.

Marketing

Ekipit të Karvanit i është bashkuar edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, z.Ardian Gjini, duke prezantuar bashkë me ministren Gërvalla, para mërgimtarëve platformën http://xn--shijokosovn-8bb.com/

Duke i falënderuar që zgjedhin gjithmonë Kosovën për pushime, ministrja Gërvalla tha para mërgimtarëve, se ata tash mund ta zgjedhin Kosovën edhe për të punuar dhe kontribuar në institucionet e Republikës së Kosovës.Për këtë ministrja Gërvalla i ka njoftuar ata rreth programit për diplomaci qytetare “Fellowship Program” që ofron MPJD për mërgatën, duke i’u ofruar punë praktike në Ministri.P

as bashkëbisedimit ekipi i Karvanit, bashkë me mërgimtarë në Kinemanë e Hapur të Parkut “Ali Podrimja”, kanë shikuar shfaqjen e filmit Lady Bird.Qyteti i 11-të me radhë ku do të ndalet Karvani, është qyteti i Klinës.

Ju ftojmë të na bashkoheni sonte në sheshin e qytetit nga ora 19:00!

Marketing