Një alarm për bombë është ngritur sërish sot në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Marketing

Sidoqoftë, edhe ky alarm njësoj si të tjerat ka dalë të jetë i rremë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se dikush ka harruar një çantë me rroba, dhe se kjo ka qenë arsye e alarmit.

“Nuk ka bombë. Një çantë me rroba e ka harru dikush. Nuk ka ndonjë rast”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./albora.ch/

Marketing