Ministria për Punë të Jashtme e Hungarisë ka konfirmuar se është arrestuar një i dyshuar serb për vrasjen e 33 civilëve shqiptarë në rastin Kristal në vitin 1999 në Pejë.

Marketing

Sipas mediave, serbi i dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës, ka refuzuar ekstradimin në Kosovë, ndaj të cilit Kosova ka lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar.

“Serbi nuk është pajtuar me ekstradimin”, ka sqaruar ministria hungareze.

Ministria e jashtme ka sqaruar se Gjykata komunale në Budapest do t’i kontaktojë autoritetet e drejtësisë në Kosovë, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Hungarisë.

48-vjeçari i dyshuar me inicialet S.S, është arrestuar më 15 tetor në Budapest me kërkesën e autoriteteve të drejtësisë së Kosovës.

Sipas raportimit, autoritetet hungareze kanë kërkuan nga autoritetet në Prishtinë që të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me rastin deri më 26 nëntor 2022, si dhe të jepet një garancion që personi në fjalë nuk do të ndiqet për të tjera vepra – përveç atyre që përshkruhen në udhe arrestin ndërkombëtar.

Marketing