Në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë ka kolona të gjata veturash si në dalje, po ashtu edhe në hyrje të Kosovës.

Marketing

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Merdarë pritjet në hyrje janë rreth 1 orë, ndërkohë në dalje tri orë.

Tek Dheu i Bardhë veturat po presin më shumë se 1 orë.

Këto dy pika kanë fluks më të madh veturash për shkak se pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak aktualisht po qëndrojnë të mbyllura.

Në ndërkohë në pikat e tjera kufitare nuk raportohet se ka pritje.

Marketing