Një fëmijë 11-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht me armë zjarri motrën e tij 9-vjeçare.

Marketing

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në një fshat të Korinthit, Greqi.

9-vjeçarja u dërgua fillimisht në qendrën shëndetësore të Akratës dhe më pas me urgjencë në Spitalin e Fëmijëve Karamandane të Patrës, ku po trajtohet.

Protothema.gr raporton se 9-vjeçarja ka marrë plagë të rënda në dorë.

Sipas burimeve për mediet greke ngjarja ka ndodhur në një nga arat që familja e fëmijëve kishte në fshat.

Nga aty 11-vjeçari ka marrë armën e gjahut që ndodhej në arë dhe që sipas informacioneve të para i përket gjyshit të tij. Për pasojë fëmija ka qëlluar pa dashje motrën e tij të vogël, e cila ka mbetur e plagosur rëndë në dorë.

Ndërkohë mësohet se babai i dy fëmijëve është arrestuar për neglizhencë ndaj të miturve, por me urdhër të prokurorit është lënë i lirë./abcnews

Marketing