Pas spektaklit të mbrëmshëm Beatrix ka biseduar me Donaldin për gjithë situatën që ndodhi gjatë mbrëmjes.

Marketing

“Sa herë kam dashur të flas më ke shtrydhur”, i tha Beatrix.

“Për çfarë të kam shtrydhur?”, e pyeti Donaldi.

“Po prandaj ka ardhur gjithë ky diskutim se s’do të kisha reaguar në atë lloj forme. Sa herë kam dashur të flas më ke shtrydhur,e ke bërë me vetëdije ose pa vetëdije nuk e di,pastaj thon njerëzit kjo nuk jep mendimin e vet”, u shpreh Beatrix.

Ndërkohë pas përplasjes me Donaldin, Beatrix ka kërkuar të largohet nga shtëpia e “Big Brother”.

“Vetëm dua të dal nga këtu dhe të shkoj në shtëpi”,u shpreh Beatrix.


Dyshja ka disa ditë që kanë filluar krizën në marrëdhënien e tyre, kështu duke refuzuar të hyjnë edhe në suitën e cila është përgatitur enkas për çifte.

Kujtojmë se në nominim për këtë javë është Sara dhe DJ Dagz.

Marketing