Universitetet zvicerane janë gjithnjë e më të njohura me studentët e huaj, edhe në kohët e pandemisë së koronavirusit.
Në përgjithësi, studentët e huaj aktualisht përbëjnë 30% të studentëve në universitetet zvicerane.
Por ajo që pëlqejnë vërtet studentët e huaj janë doktoraturat: ata përbënin 54% të studentëve të doktoraturës në 2020/2021. Kjo krahasohet me një mesatare prej 25% në vendet e OECD.
Tarifa e shkollimit 2020/21 në Institutin Federal të Teknologjisë në Cyrih është rreth 1,500 CHF (1,546 dollarë) për të gjithë studentët (zviceranë dhe jozviceranë, universiteti nuk bën dallime) krahasuar me një tarifat mesatare vjetore të shkollimit prej $50,000+ për studentët e huaj për shumë universitete më të mira të SHBA-së, transmeton albora.ch.
Pas diplomimit, pothuajse 40% e të diplomuarve të huaj largohen nga vendi, ku shumica e tyre vazhdojnë të punojnë në një vend fqinj.
Në përgjithësi është më e lehtë për të diplomuarit evropianë sesa ata nga vende të tjera të gjejnë punë në Zvicër./albora.ch/
Sa e lehtë është për studentët e huaj të studiojnë në universitetet zvicerane?
Marketing
Marketing