Rusia “tradhëton” bisedimet ende pa filluar mirë

Forcat ruse kapën dy qytete të vogla në Ukrainën juglindore dhe zonën përreth një termocentrali bërthamor, tha të hënën agjencia e lajmeve Interfax, por u përballën me rezistencë të ashpër diku tjetër ndërsa izolimi diplomatik dhe ekonomik i Moskës u thellua.

Marketing

Pas katër ditë luftimesh dhe një avancim rus që ka ecur më ngadalë se sa prisnin disa, bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë filluan të hënën në kufirin me aleatin rus, Bjellorusinë, ka thënë një zyrtarë i lartë ukrainas për Reuters, transmeton albora.ch.

Qëllimi ishte armëpushimi i menjëhershëm dhe tërheqja e forcave ruse, tha më herët zyra e presidentit ukrainas.

Nuk ishte e qartë nëse do të kishte ndonjë përparim pasi presidenti Vladimir Putin, të enjten, nisi sulmin më të madh ndaj një shteti evropian që nga Lufta e Dytë Botërore dhe vendosi parandalimin bërthamor të Rusisë në gatishmëri të lartë të dielën.

Përgjigja e udhëhequr nga perëndimi ishte e shpejtë, me sanksione që në mënyrë efektive ndërprenë institucionet kryesore financiare të Moskës nga tregjet perëndimore, duke e ulur monedhën rubla të Rusisë me 30% kundrejt dollarit të hënën. Vendet gjithashtu shtuan furnizimet me armë në Ukrainë. /albora.ch/

Marketing