Kryediplomati rus refuzoi me zemërim akuzat e Shteteve të Bashkuara se Moska po përgatit një pretekst për të sulmuar Ukrainën.
Ndërsa forcat ruse të mbledhura pranë kufirit me Ukrainën filluan të hënën stërvitje të reja ushtarake.
Shtëpia e Bardhë tha të premten se zyrtarët e zbulimit amerikan kanë konkluduar se Rusia ka dislokuar tashmë operativët e saj në Ukrainën lindore të kontrolluar nga rebelët, për të kryer akte sabotazhi dhe për t’ia lënë fajin Ukrainës, duke krijuar kështu një pretekst për ta pushtuar.
Zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov, i cili udhëhoqi delegacionin rus në bisedimet me SHBA-në në Gjenevë, tha javën e kaluar se ai “as nuk do të konfirmonte dhe as përjashtonte” mundësinë e dërgimit të mjeteve ushtarake nga Rusia në Kubë dhe Venezuelë nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk kufizojnë aktivitetet e tyre ushtarake në pragun e territorit të Rusisë. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, i ka hedhur poshtë komentet si thjesht zhurmë./albora.ch/