Media shtetërore ruse thotë se ministria e Jashtme i ka dhënë Ambasadës Amerikane një listë të diplomatëve amerikanë që po i dëbon nga vendi.

Marketing

Masa vjen pasi 12 diplomatë rusë u dëbuan nga misioni i saj në Kombet e Bashkuara në Nju Jork në fillim të këtij muaji, shkruan BBC.

Ministria e Jashtme ruse tha se amerikanëve “u ishte thënë me vendosmëri se çdo veprim armiqësor i Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë do të marrë një përgjigje vendimtare dhe adekuate”, raportoi Interfax. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing