Forcat ruse kanë marrë kontrollin e një qyteti port kyç në Ukrainën jugore, tha kryebashkiaku.

Marketing

Kherson është qyteti i parë i madh që u pushtua nga Rusia, pas luftimeve të ashpra, që kur ajo pushtoi një javë më parë.

Kryetari i saj, Igor Kolykhaev, tha se trupat ruse kishin hyrë me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit dhe kishin vendosur një shtetrrethimi për banorët, transmeton albora.ch.

“Banorët tani duhet të zbatojnë udhëzimet e njerëzve të armatosur që erdhën në administratën e qytetit”, tha Kolykhaiev, duke treguar se qyteti tani ka rënë nën kontrollin rus.

Ndërkohë, qytetet Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol mbeten në duart e Ukrainës, pavarësisht granatimeve të rënda nga forcat ruse, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Britani./albora.ch/

Marketing