Qeveria e Kosovës më 1 mars është zotuar se do të jetë nikoqire e 20 gazetarëve nga Ukraina, nëse shprehin dëshirën të largohen nga vendi i tyre që po sulmohet nga Rusia që nga 24 shkurti.

Sipas Unionit të Gazetarëve në Ukrainë, që është anëtare e EFJ-së, procesi i aplikimit ende nuk ka filluar.

Njerëzit e Ukrainës e vlerësojnë shumë mbështetjen tuaj (të Kosovës)”, tha Sergiy Tomilenko, kryetar i këtij unioni.

Marketing

Ai shtoi se nuk ka statistika të sakta për lëvizjen e gazetarëve nga Ukraina.

“Gazetarët ukrainas janë shumë të guximshëm dhe patriotë. Shumica mbeten në rajonet e tyre. Aty ku është e mundur, ata vazhdojnë të punojnë. Disa u detyruan të zhvendoseshin në Ukrainën Perëndimore ( ku situata është më e qetë) ”, tha ai.

Ai, gjithashtu, shprehu falënderimin e tij ndaj Kosovës në Twitter./albora.ch/

Marketing