Ministria e Jashtme ruse kritikoi planet e BE-së për të furnizuar me armë Ukrainën, ndërsa shtoi se Rusia do të vazhdojë të sigurojë realizimin e interesave të saj kombëtare pavarësisht sanksioneve.

“Qytetarët dhe strukturat e BE-së të përfshira në furnizimin me armë vdekjeprurëse, karburant dhe lubrifikantë për Forcat e Armatosura të Ukrainës do të jenë përgjegjës për çdo pasojë të veprimeve të tilla në kontekstin e operacionit special ushtarak në vazhdim. Ata nuk mund të mos e kuptojnë shkallën e rrezikut të pasojave”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e ministrisë.

Tutje thuhet se veprimet e Bashkimit Evropian nuk do të mbeten pa përgjigje.

“Rusia do të vazhdojë të sigurojë realizimin e interesave të saj jetike kombëtare pa marrë parasysh sanksionet dhe kërcënimet e tyre. Është koha që vendet perëndimore të kuptojnë se dominimi i tyre i pandarë në ekonominë globale është prej kohësh një gjë e së shkuarës”, përfundon deklarata./albora.ch/

Marketing
Marketing