Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë ka njoftuar se do të nisë një hetim për krime të mundshme lufte ose krime kundër njerëzimit në Ukrainë.

Marketing

Karim Khan tha se megjithëse Ukraina nuk ishte anëtare e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, ajo i ka dhënë juridiksion gjykatës.

Ndër të tjera shtoi se ka arsye për të hapur një hetim bazuar në një hetim të mëparshëm paraprak për Krimenë dhe Donbasin, të botuar vitin e kaluar, dhe mbi ngjarjet aktuale në Ukrainë, raporton The Guardian.

Më herët, Lituania i ka bërë thirrje GJNP-së që ta hapë një hetim mbi krimet e mundshme të luftës të kryera nga Rusia dhe Bjellorusia në Ukrainë.

Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte, i tha Washington Post: “Ajo që po bën Putin është vetëm vrasje dhe asgjë tjetër, dhe shpresoj se ai do të jetë në Hagë”.

Ukraina e ka çuar gjithashtu Rusinë në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë për fillimin e një pushtimi me pretekstin e pretendimeve të rreme për gjenocid të kryera kundër rusishtfolësve të vendit./albora.ch/

Marketing