Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se Moska vlerëson lidhjet e saj me vendet në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë dhe se është e gatshme të ofrojë armë moderne për aleatët.

Marketing

Deklaratën, Putin e dha gjatës fjalës në hapjen e ceremonisë “Ushtria 2022” që u zhvillua pranë Moskës, shkruan Reuters.

“Ne jemi gati t’u ofrojmë aleatëve tanë llojet më moderne të armëve, nga armët e vogla te mjetet e blinduara dhe artileria deri te aviacioni luftarak dhe mjetet ajrore pa pilot”, theksoi Presidenti i Rusisë.

Ndër të tjera, Putin nënvizoi se Rusia është e gatshme të trajnojë luftëtarë të huaj.

Ndërkohë, Rusia është zotuar të zgjerojë marrëdhëniet gjithëpërfshirëse dhe konstruktive dypalëshe me Korenë e Veriut.

Putin i ka dërguar një letër udhëheqësit të vendit komunist, Kim Jong un me rastin e çlirimit të Phenianit, ku theksohej se zhvillimi i marrëdhënieve është në interes të dy shteteve./euronews.al/

Marketing