Një nënë është arrestuar pasi tentoi të shiste djalin e saj 7-vjeçar në një faqe për transplantin e organeve njerëzore.

Marketing

Nargiza Aitmatova, 36 vjeç, u arrestua pasi postoi në rrjetet sociale se donte ta shiste 7-vjeçarin për rreth 4000 paund.

Arrestimi u bë pasi policët u infiltruan si persona të interesuar për ta blerë të miturin. Nëna e besoi se ata ishin klientë dhe madje i pyeti nëse donin që ta blinin të gjallë apo ishin të interesuar vetëm për organet e tij.

Gjatë bisedës policët e pyetën se a e kuptonte se çfarë po bënte dhe se nuk do ta shihte më kurrë të birin, por ajo tha se ishte e sigurt. Ndaj nënës u ngrit akuza e trafikimit.

Marketing