Sipas trupave ruse, ata kanë marrë kontrollin e centralit bërthamor të Ukrainës në Zaporizhia në jug të vendit. Është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë transmeton albora.ch.

Marketing

Stafi vazhdon të kontrollojë dhe mirëmbajë sistemin, tha të hënën Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë. Fillimisht nuk pati asnjë konfirmim nga pala ukrainase. Kompania shtetërore Energoatom njoftoi se të gjitha termocentralet bërthamore vazhdojnë të punojnë në gjendje normale./albora.ch/

Marketing