Mjekët e qendrave shëndetësore në Tiranë po përballen me fluks pacientësh.

Marketing

Të infektuarit me Covid në dhjetor kanë pësuar një rritje të lehtë megjithkëtë ato që po mbizotërojnë janë të prekurit nga virozat.

Nëse koronavirusi po prek kryesisht të rriturit, viroza po shfaqet fillimisht tek fëmijët të cilët po e përhapin në të gjithë familjen.

Viroza në qarkullim sipas mjekëve transmetohet shumë shpejt dhe është më agresive se dy vitet e shkuara.

Mjekët apelojnë për të mos i neglizhuar shenjat dhe për t’u vaksinuar, me qëllim shmangien e mbivendosjes së dy viruseve dhe rëndimin e gjendjes shëndetësore.

Marketing