Siguruesi i aksidenteve ka bërë të ditur se statistikat tregojnë se përqindja e aksidenteve sportive në dëborë me lëndime të shumta, është dyfishuar në 15 vitet e fundit.

Marketing

Në vitin 2019, çdo i pesti person pësonte lëndime të trupit si pasojë e aksidenteve në borë, ndërsa në vitin 2004, raste të tilla ishin vetëm një në 10 persona, raporton Blick – transmeton Albora.ch.

Suva ka bërë të thirrje tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në fillim të pushimeve dimërore, për të mbrojtur edhe spitalet të cilat në kohë të pandemisë janë mbingarkuar me pacientë të hospitalizuar si pasojë e infektimit me COVID-19.

Për çdo vit ndodhin rreth 34 mijë aksidente sportive në borë, ku mosha më e shpeshtë e të aksidentuarve është 55-vjeç.
Sipas statistikave, gratë janë më pak të prekura nga lëndimet sesa meshkujt.

Më së shpeshti lëndohen gjunjtë, pjesa e poshtme e këmbëve dhe kyçet.

Lëndimet e rënda jo vetëm që nënkuptojnë më shumë vuajtje për viktimat, ato gjithashtu kushtojnë para.

Aksidentet sportive në dëborë me lëndime të shumta kushtojnë mesatarisht 10,500 CHF dhe për këtë arsye janë 50 për qind më të shtrenjta se aksidentet në të cilat lëndohet vetëm një pjesë e trupit. Me këto, rikuperimi kushton mesatarisht 7000 franga.

Suva këshillon të bëhet gjithçka që është e mundur për të siguruar që një ditë në shpatet me dëborë të jetë pa aksidente.

Suva rekomandon që entuziastët e sporteve të borës të ngrohen me gjimnastikë përpara udhëtimit të tyre të parë. Shpejtësia në shpatet duhet të përshtatet me aftësinë fizike dhe skijimi. Duhet të jetë e mundur të shmangeni ose të ngadalësoni në çdo kohë.

Por Suva nuk dëshiron të prishë argëtimin. Ushtrimet në ajër të pastër janë të rëndësishme. Megjithatë, ditët sportive të borës pa aksidente janë gjithashtu të rëndësishme sepse spitalet tashmë janë mjaft të zënë për shkak të pandemisë korona.

Marketing