Më shumë se 2.4 milionë njerëz kanë lëshuar Ukrainën dhe kanë shkuar në Poloni që kur filloi lufta, ka thënë garda kufitare polake të premten.

Marketing

Numri i atyre që po kalojnë kufirin ka rënë ndjeshëm. Të enjten 23,000 veta kaluan, 9.5% më pak nga e mërkura, shkroi agjencia në Twitter.

Nga ana tjetër, ka një numër në rritje të ukrainasve që po kthehen në vendin e tyre përmes Polonisë. 406,000 persona janë kthyer në Ukrainë që nga fillimi i luftës, tha agjencia. Vetëm të enjten, 15,000 njerëz kaluan në Ukrainë nga Polonia, shkruan BBC.

Disa prej refugjatëve që ikën nga Ukraina dhe shkuan në Poloni, tanimë po largohen nga shteti polak./albora.ch/

Marketing