Në gusht të vitit 2020 në një pikë karburanti në Bernë ka ndodhur një ngjarje dramatike.

Marketing

Një person tashmë i identifikuar si Kosovar, kishte hyrë në një dyqan dhe kishte kërkuar një paketë cigare, por pagesën tentoi ta bënte me një granatë dore.

“Berner Zeitung” raporton se kosovari po kërkonte para dhe, për të theksuar më qartë qëllimin e tij, ai kishte manipuluar gjilpërën e sigurisë së granatës së dorës.

Shitësja ka reaguar e tronditur. Ajo ishte aq e shqetësuar sa nuk mundi ta hapte menjëherë arkën e parave. Por kur arka më në fund qe hapur, grabitësi tashmë kishte dalë nga pika e karburantit, pa plaçkitur asgjë.

Policia ka arritur të identifikojë me shpejtësi autorin e dyshuar. Ai fillimisht e kishte mohuar krimin.

Çështja po trajtohet këtë javë përpara gjykatës rajonale Bern-Mittelland.

Në seancën e fundit i akuzuari ka pranuar veprën penale. Në gjykatë ai tha se granatën e kishte marrë vite më parë si “suvenir” . 32 vjecari kosovar po ashtu tha se e kishte ndërprerë vullnetarisht grabitjen pasi kishte parë se sa e frikësuar kishte qenë punëtorja e arkës.

Por prokurorja përgjegjëse ka treguar se shitësja e sulmuar ende vuan nga stresi post-traumatik dhe po trajtohet nga mjekët.

Prokuroria publike kërkon dënim me burg pa kushte prej 44 muajsh dhe 8 vjet dëbim nga vendi.
Mbrojtja, nga ana tjetër, kërkon  dënim me kusht me burg prej dymbëdhjetë muajsh dhe heqje dorë nga dëbimi./albora.ch/

Marketing