Përveç energjisë elektrike dhe produkteve tjera në këtë kohë, valës së shtrenjtimeve, iu shtua edhe rritja e tarifave të ujit nga Autoriteti Rregulltiv i Ujit.

Marketing

Zëvendësdrejtori i ARrU-së, Abedin Azizi gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi lidhur me planin e performancës për vitin 2022, të këtij autoriteti bëri të ditur se Kompania Rajone e Ujësjellësit në Prishtinë, ka shtrenjtuar tarifat rreth 0.3centë. Po kështu ka ndodhur edhe në komunat tjera, Prizren, Gjakovë dhe Pejë.

E nënkryetarja e Komisionit, Jeta Statovci tha se Komisioni nuk jep opinion ligjor lidhur me këtë çështje.

Ajo tha se KOSTT-it i procedohet vetëm interpretimi i Zyrës Ligjore të Kuvendit. Ajo nuk bëri të qartë se cili është opinioni i kësaj zyre lidhur me pagesën e rrymës në veri.

“Karshi interpretimit ligjor, ne si komision nuk japim interpretime ose opinione ligjore, mendoj se këtë përgjigje që ne kemi marrë nga zyra ligjore, e cila e qartëson procesin ose mund të themi i drejton edhe te aktgjykimi i Gjykatës KushtetueseM si dhe vendimi i marrë paraprakisht, që të jetë ky material për shqyrtim nga ana e KOSTT-it, kështu që shkresën zyrës e përcjellim edhe me refernca që ata i inkorporojnë në përgjigjen e tyre”, theksoi Statovci. /albora.ch/

Marketing