225 gra kanë humbur jetën për shkak të kancerit të gjirit gjatë vitit 2021 në Shqipëri.

Marketing

Ka pasur raste edhe në moshë shumë të re .Por atëherë kur vdekjet e parakohshme për shkak të kësaj sëmundje patën shënuar rënie për disa vite, pandemia e Covid 19 prishi të gjithë ekuilibrat si në diagnostikim të hershëm dhe në vazhdimësinë e trajtimeve .

“Duhen analizuar me kujdes vitet e pandemisë pasi kemi një rritje të lehtë”– tha Alban Ylli, Instituti i shëndetit publik.

Nuk janë të rralla rastet me kancer gjiri që diagnostikohen në fashën 20 – 30 vjeçare por ekspertët thonë se kjo vjen për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit për tu kontrolluar ndërkohe që mosha e mesatare e kancerit të gjirit sipas tyre ka një prirje për tu rritur për shkak të plakjes së popullatës .

“Mosha mesatare është 57- 58 vjeç”- tha Alban Ylli.

Muaji tetor konsiderohet muaji i fjongos rozë ku një pjesë e grave rendin për të bërë kontrolle, por eskpertët e shëndetit bëjnë thirrje që kontrollet të bëhen gjatë gjithë vitit e jo vetëm në tetor.

Marketing