Për t’i shpëtuar virusit korona, Robbie Williams dhe familja e tij kaluan shumë kohë në malet zvicerane në vitin 2020, shkruan Blick.
Këngëtarit i pëlqeu aq shumë në këtë vend sa bleu një vilë të madhe për 29 milionë franga në Gjenevë.
Këngëtari, gruaja dhe fëmijët tani janë vendosur në pronën në liqenin e Gjenevës dhe ndihen si në shtëpinë e tyre. Siç raporton “Daily Star”, Ëilliams madje dëshiron që vilën e tij në Gjenevë ta bëjë rezidencën e tij kryesore.
Ai ende nuk ka hequr qafe shtëpinë e tij në Angli. Rezidenca e tij në Wiltshire, Angli thjesht nuk mund të shitet.
Shtëpia është në shitje për më shumë se gjysmë viti. Megjithatë, Robbie Williams nuk dëshiron të ulë çmimin, siç e këshilloi agjenti i tij. Ai ende kërkon 11 milionë franga.
Familja e bleu pronën në vitin 2009.
“Por, ne kurrë nuk u ndjemë vërtet si në shtëpinë tonë atje. Prona është e frikshme për mua”, tha Robbie Williams në Instagram. /albora.ch/