Ylli i pop-it, Rita Ora, ka shfaqur format e saj, gjithmonë e më krenare për dobësimin e madh dhe tonifikimin që ka pësuar këto kohë, falë përkushtimit shumë të madh ndaj aktivitetit fizik.

Marketing

Pavarësisht motit të ftohtë në Londër, këngëtarja 32-vjeçare kishte veshur një bluze shumë të shkurtër e cila i nxirrtë ne pah barkun e rrafshët.

Rita ishte në një restorant të kryeqytetit britanik, në Knightsbridge me shokë e famshëm, duke përfshirë Nick Grimshaë dhe Daisy Lowe.

Ajo pozoi për një seri fotosh në Instagram përpara se të shkonte brenda, duke i postuar ato më pas.

Në një moment, pozoi edhe me një fund të shkurtër për fëmijë me printe leopardi.

Rita i është nënshtruar prej disa kohësh stërvitjeve rraskapitëse për të mbërritur formën që ka sot.

Ajo po përpiqej ta evidentojë sa më shumë këtë formë, e së fundi u shfaq në ceremoninë e “British Fashion Awards” me një fistan krejtësisht transparent.

Marketing