Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë ndodhet në Sydney të Australisë.

Marketing

Ajo ka shkuar atje e shoqëruar nga bashkëshorti dhe familja e saj, ku do të qëndrojë për disa kohë, për spektaklin e talenteve “The Voice Australia”.

Për të tretin vit me radhë, ajo është zgjedhur të jetë anëtare e jurisë në spektaklin e shumëshikuar në kontinentin australian.

Rita ndërkohë po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar ndjekësit e saj përmes fotografive dhe videove të ndryshme që publikon në rrjetet sociale.

Së fundmi, interpretuesja e hitit “Your Song” rishpërndau në InstaStory një fotografi të publikuar nga një prej faqeve të saj të fansave, ku shihej me burrin e saj, Taika Waititi.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Rita Ora/InstaStory)

Fotografia është realizuar në pas-ndejën e mbrëmjes së çmimeve “Oscars” të organizuar nga Revista “Vanity Fair”, ku çifti kanë pozuar të shtrirë në dysheme, në pozicione të kundërta por të bashkuar te pjesa e sipërme.

Ata mund të shihen të lumtur dhe të buzëqeshur në këtë imazh, i cili dëshmon edhe një herë dashurinë e madhe që dyshja kanë për njëri-tjetrin.

Marketing