Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi janë kthyer në Australi.

Marketing

Çifti ateroi në Aeroportin e Sydneyt të hënën, pasi hipën në një fluturim të “Qantas” nga Los Angelesi.

Këngëtarja 32 vjeçe, ishte e veshur me tuta sportive, një kapuç gri të hirtë tregonte barkun e saj të tonifikuar.

Ajo e kombinoi veshjen sportive me një palë atlete bardhë e zi dhe një palë syze dielli të mëdha.

Ylli i muzikës pop kishte vendosur një kapele me dizajn kamuflazhi në kokën e saj.

Ajo dukej se kishte aplikuar një makijazh minimal në fytyrën e saj dhe i mbante flokët e saj ngjyrë karameli në stilin kaçurrela.

Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” nuk kishte asnjë bagazh në tërheqje – pasi një ndihmës u pa pas tyre që merrte çantat e çiftit për ta.

Por megjithatë, Rita mbante me vete një çantë lëkure të zezë.

Taika, 47 vjeç, gjithashtu ishte i veshur sportiv, me kapuç blu dhe pantallona të shkurtra në të njëjtin ton të ndezur.

Ai qëndroi i ngrohtë i mbështjellë me një xhaketë të zezë sipër dhe kishte vendosur një kapele “Gucc”.

Regjisori e kompletoi veshjen e tij me një çantë në formë kryqi dhe një palë atlete të bardha.

Çifti shkoi drejt një veture të re në pritje, duke iu shmangur shiut në një ditë me re të Sydneyt.

Kjo vjen pasi Rita u ngjit në skenë për një performancë në Dubai të premten mbrëma.

Ajo performoi për natën e hapjes së “ZUHA Island by Zaya”, një koleksion me 30 vila ultra luksoze buzë detit në një ishull privat në Dubai.

Marketing