Gjatë ditës së sotme u bë e ditur se shqiptari Adem Qorri nga Drenica ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Albora.ch

Marketing

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Blerta Deliu ka treguar se familja e  Adem Qorrit po kërkojnë ndihmë për organizimin e funeralit për ta varrosur në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur Deliu përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Lutje,

Adem Qorri humbi jetën tragjikisht në përpjekje për të shpëtuar një vogëlush nga mbytja në Florida të SHBA-së. Guximi i tij mbetet i pashoq, ashtu siç është fisnik flijimi i tij.

Në kohën kur po bëhen përgatitje për organizimin e funeralit për ta varrosur në Kosovë, gruaja dhe tre fëmijet e tij kanë nevojë për ndihmë për të përballuar shpenzimet e funeralit.

Në këtë kohë të vështirë për familjen Qorri, çdo donacion i juaji do të jetë shumë i vlerësuar 🙏

Marketing