Pas një mungese gjatë dy viteve të pandemisë, në vend është rikthyer në qarkullim virusi i gripit i tipit A. 18 ditë më parë strukturat shëndetësore nisën vaksinimin për grupet e personave më të rrezikuar sit e moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Marketing

Në pak më shumë se dy javë, janë aplikuar gjysma e 270 mije dozave të kësaj vaksine të vëna në dispozicion nga Instituti i Shëndetit Publik.

Përgjegjësja e Programit Kombëtar të Vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik Rovena Daja thotë se më të interesuar këto dy javë për vaksinën ë gripit kanë qene personeli shëndetësor dhe personat mbi 60 vjeç.

“Njerëzit po vaksinohen. 50% e dozave pothuajse janë mbaruar dhe kemi edhe doza të tjera. sepse fluksi më i madh i vaksinimit normalisht është në periudhën në nëntor-dhjetor. Për vaksinat e gripit kjo është sasia që kemi kërkuar, besoj se është e mjaftueshme për grupet e riskut, personelin shëndetësor, të gjithë ata që duan ta bëjnë vaksinën. Nuk besoj se do të kemi nevojë për vaksinë tjetër”.

Vaksina e gripit gjendet edhe në farmaci për qytetarët e tjere, të cilët nuk janë në kategorinë e grupeve të riskut që e përfitojnë falas.

Specialistja rekomandon se vaksina e gripit mund të merret paralelisht me atë të Covid, edhe pse shumë njërëz druhen për t’i aplikuar të dyja në të njëjtën kohë.

Marketing