Ana Tafili një shqiptare që jeton në Itali e që tash e disa vite vuan nga semundja e kancerit, pak muaj me parë kishte jepë një rrëfim të jashtëzakonshëm për Albora.ch, tashmë ajo kishte vendosur të shkoj në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare.

Marketing

Më poshtë ndiqeni intervistën e saj tejet të dhimbshme për jetën, semundjën, djalin dhe për bashkëshortin që e kishte thirr ta falenderonte për gjithë kujdesin:

Paraqitja e Ana Tafilit tek e Diela Shqiptare

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare ka ardhur Ana e cila jeton në Itali prej viteve 90’. Ajo ka treguar se nuk ka ardhur në Shqipëri për 10 vite dhe tani është rikthyer të rrëfejë jetën e saj e cila vitet e fundit nuk ka qenë aspak e lehtë.

Ana: Kam 10 vite që nuk vij në Shqipëri sepse për fat të keq jam në gjendje të rëndë, me një sëmundje të rëndë, kancer, në stadin e fundit. 

Ardit Gjebrea: Ana ty ka vite që ta kanë thënë këtë gjë.

Ana: Mua ma kanë thënë për herë të parë në 2017 në Qershor. Më kanë bërë një operacion 13 orë dhe menduam se ia hodhëm. Në 2018  unë dola jashtë sëmundjes, por për fat të keq në Maj të 2020 kanceri u kthye prapë dhe për fatin tim të keq u bë më I keq dhe më agresiv dhe kishte marrë gjithë trupin. Nuk operohesha dot më.

Ardit Gjebrea: Që atëherë ty mjekët të thanë që ti nuk ke më jetë?

Ana: Jo në Maj të 2020 më thanë do mundohemi, ka mundësi që të shërohesh. Në 2020 për Vitin e Ri, një ditë përpara mua spitali i Milanos më mori në telefon dhe më tha për fat të keq, jeta jote mbaroi. Të kanë ngelur pak muaj për të jetuar sepse metastazat të janë hapur në të gjithë trupin  dhe kimioterapia nuk po funksionin, nuk po i mbyll dot. Unë kam bërë rreth 60 cikle kimio derisa në fund farë kanë arritur të më vënë një mekanizëm në trup sepse venat e mia ishin shkatërruar komplet.

I ka ngelur pak kohë për të jetuar, Ana: I kërkova partnerit t’i jepte atësinë djalit tim

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Ana e cila prej vitesh jeton në Itali. Ajo ka rrëfyer se vuan nga kanceri, sëmundje që ka përparuar dhe mjekët nuk i kanë dhënë më shpresa. Ajo ka treguar se partneri i saj italian ka qenë një mbështetje shumë e madhe për të. Madje djalin që ajo e ka nga fejesa e saj e parë, partneri italian i quajtur Masimo ia ka dhënë atësinë dhe për këtë gjë është tepër e lumtur.

Ana: Unë sot kam ardhur këtu sepse në 2020 kur mua më erdhi ajo telefonatë e rëndë që më thanë se ditët e tua kanë mbaruar, unë i kërkova vetëm një amanet Masimos. Unë nuk isha e martuar në Itali dhe djali im ishte pothuajse jetim, i kërkova që ta hidhte në emrin e vetë dhe të bëhej babai i djalit tim që unë të ikja e qetë. Më tha nuk ka diskutim që unë e bëj, unë jam babai i Fabios, megjithatë edhe me dokumente e bëj, por në zemrën time Fabio është fëmija im.

Unë këtë nuk e harroj kurrë. Nuk harroj shumë gjëra, prandaj e kam sjellë, ta falënderoj me gjithë zemër. Nuk harroj kur unë ndryshova. Isha masa 42 dhe arrita 50 dhe mbulova të gjitha pasqyrat e shtëpisë sepse nuk arrija ta shikoja veten. Nuk kisha më flokët, më kishin rënë komplet. Më vinte shumë zor ta shikoja veten, kurse ai vinte nga puna se punon larg, më pëshpëriste në vesh, më thoshte ti je gruaja më e bukur në botë dhe unë jam i lumtur dhe me fat që të kam takuar.

Ardit Gjebrea: Nga 2020 deri në 2022, si kanë qenë këto dy vite ndërkohë që mjekët të thanë ti i ke ditët e numëruara, ndërkohë po kalojnë vite dhe ti je shumë mirë.

Ana: Në Milano më tha për fat të keq që ti nuk ke më jetë, doktoresha e Riminit, më mori në telefon dhe më tha çfarë do bësh? Do rrish e qetë në shtëpi pa pasur vështirësi me ilaçe, apo do e provosh edhe pse mendoj që kimio nuk do na bëjë përmirësime? Unë i thashë në qoftë se ka edhe 1% mundësi dhe shpresë që unë të jetoj, unë do luftoj deri në fund. Unë kam vendosur të luftoj gjithmonë, të jem në këmbë gjithmonë dhe me buzëqeshje gjithmonë. Unë kam nxjerrë nj frazë që kanceri është alergjik i buzëqeshjes.

Ana tregon se është aktive në rrjetet sociale dhe qëllimi i saj i vetëm ka qenë që t’i jepte mesazhe dhe këshilla të gjitha grave, duke i informuar për shenjat dhe simptomat e këtij kanceri që ajo vuan, pasi nuk është shumë i njohur dhe i përhapur. Ajo nuk mendonte se do e ndiqnin kaq shumë njerëz dhe tregon se video e saj ka arritur mbi 1 milion në të gjithë botë. Ana tregon se i vinin mesazhe nga e gjithë bota duke i thënë se i ka thënë shumë forcë me këtë mesazh që ajo ka përcjellë. 

Ana në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare ka rrëfyer se ajo është e sëmurë me kancer, ku mjekët nuk i kanë dhënë më shpresa pasi sëmundja ka avancuar shumë. Ajo ka treguar se kur iku në Itali në vitet 90’, ishte bashkë me të fejuarin, por ata u ndanë dhe ajo ngeli e vetme me të birin, ku u përballën me shumë vështirësi.

Ana: Për fat të keq ika me të fejuarin tim, por nuk shkoi ashtu siç duhej dhe unë ngela vetëm me një djalë. E ka emrin Fabio.

Ardit Gjebrea: Mirëpo gjërat nuk shkuan ashtu siç doje ti me ish-të fejuarin tënd.

Ana: Përfunduam të ndarë dhe vitet e para ia dedikova gjithë jetën time djalit. Ngaqë vuajta shumë, një vajzë e vetme me një fëmijë të vogël në një dhe të huaj. Nuk të jepnin  shtëpinë me qira sepse kishin frikë se nuk e paguaje. Bëra një vendim me krenarinë time, do ble një shtëpi thashë. Do punoj natë e ditë, por do ta ble një shtëpi që të jetë e mija që asnjë njeri të mos më nxjerrë jashtë, as mua as fëmijën tim.

Ardit Gjebrea: Ia mbërrite?

Ana: Ia mbërrita.

Ardit Gjebrea: Ana më pas kishe frikë të ndërtoje një marrëdhënie tjetër, e vërtetë?

Ana: Shumë e vërtetë. Kam qëndruar shumë vite pa pasur lidhje.

Ardit Gjebrea: Por ja që të papriturat vijnë.

Ana: Një natë të bukur, një shoqja ime më kërkon për të dalë jashtë, për të pirë një gotë. Ajo gjithmonë vonohet dhe i thashë jo nuk vij se ti vonohesh dhe do të të pres një orë. Kësaj radhë nuk vonohem tha dhe pikërisht këtë radhe erdhi në kohën e duhur. Kur u ulëm në tavolinë i thashë do rrimë vetëm të dyja, po pate mundësi, meshkuj jo. Sa u ulëm në tavolinë, kalon një djalë me një të ecur që më bëri përshtypje, si e ecura e babit tim.

Babai im ka pasur një ecje të qetë, por të sigurt. Ky djali më bëri përshtypje për këtë lloj të ecur. Shoqja ime e thërriti në tavolinë. Kur e thërriti në tavolinë, prezantimi im i ka bërë përshtypje, sepse i thashë më quajnë Ana por me një n dhe atij i ngeli në tru Ana me një n. Kur po flisnim na ofroi për të pirë, po unë krenare, kam gotën time, faleminderit shumë, e më tha ok. Pas 5 minutash u gjenda duke pirë në gotën e tij. Në unazat tona kemi të shkruar ‘un bicchiere”, që do të thotë “një gotë” sepse ne pimë gjithmonë në një gotë.

Gjithë shoqëria ime në Itali, unë një punë të rëndësishme, ishim të pashëm që të dy, njerëzit më thoshin se kishin më pretendim se unë do merrja vetëm aparencën dhe u habitën që unë mora një njeri shumë të thjeshtë.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin?

Ana: Masimo.

Ana tregon se ai ka një lokal dhe është një profesor verash dhe vjen nga një familje shumë e thjeshtë, pak a shumë si shqiptarët, sipas Anës. Ajo e ndjen veten si në familje. Ajo tregon se dhe djali i saj e ka pranuar Masimon dhe i ka hyrë shumë shpejt në zemër. 

I habitur që ftohet në emision, italiani: Shpresoj mos jetë policia

Ana sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka ftuar Masimon, partnerin e saj italian i cili ka qenë një mbështetje mjaft e madhe gjatë jetës së saj. Pasi u diagnostikua me kancer, ajo ka pasur një jetë tepër të vështirë, por me mbështetjen e Masimos ajo e ka përballuar mjaft mirë duke i dhënë dhe forcë për të dashur jetën sa më shumë. Kur erdhi në studio, Masimo u shpreh i habitur sepse ai nuk njeh asnjë në Shqipëri që ta ftojë në emision dhe mendon se ndoshta mund të jetë dhe policia.

Ardit GjebreaJu kë njihni në Shqipëri që mund t’ju ketë ftuar në studio?

Masimo: Unë në Shqipëri nuk njoh asnjë të jem i sinqertë. Shpresoj vetëm që mos jetë policia që mund të më ketë sjellë këtu.

Ardit Gjebrea: Po pse çfarë ke bërë në Shqipëri që të të thërrasë policia?

Masimo: Shpresoj asnjë gjë. Nuk e di kush mund të ma ketë dërguar këtë ftesë me thënë të drejtën.

Kur Masimo e shikon Anën në ekran thotë se është gruaja e tij dhe emocionohet. Ana e falënderon atë për vullnetin dhe mbështetjen që i ka dhënë prej kaq shumë kohësh dhe nuk ia ka lëshuar kurrë dorën. 

Në fazën e tretë të kancerit, Ana-burrit: Faleminderit që më ke larë si fëmijë i vogël kur qaja…

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë e ftuar Ana e cila ka sjellë partnerin e saj italian, për ta falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë kur asaj iu desh që të luftonte me kancerin. Edhe pse është në fazën e tretë të sëmundjes, Ana nuk e humb kurrë shpresën.

Ana: Të falënderoj kur më ke larë si një fëmijë të vogël, kur mua më vinte zor dhe qaja. Ti më thoshe unë jam i lumtur se të shikoj përditë, kështu që e kam kënaqësi të laj gruan time. Kur të zinte gjumi në makinë, kur prisje jashtë spitaleve sepse prej Covidit, nuk të lejonin të hyje brenda dhe ti ishe i detyruar të rrije në makinë pasi punoje gjithë natën dhe të zinte gjumi.

Për momentet që unë mbuloja pasqyrat dhe ti doje t’i zbuloje se thoje se je gruaja më e bukur në botë dhe duhet ta shohësh veten që je e bukur dhe e fortë. Të kam sjellë këtu që të të them 1 milion herë të tjera dhe në 1 milion herë të tjera, unë do të të zgjidhja po ty.

Masimo: Të dua vogëlushe. Jam unë ai që duhet të falënderoj Zotin, që kam në krahë një grua të mrekullueshme si ti. Ti je ajo që më jep forcën të eci përpara. Të dua shumë. 

Albora.ch

Marketing