Historia rrenqethese e gruas që po lufton kundër kancerit na vjen sot tek Albora.ch.

Marketing

Më një zë melankolik dhe shumë të dashur ajo ka rrefyer gjithë jetën e saj deri të çasti kur në ditëlindjen e djalit kuptoi për semundjën e tmerrshme dhe shpresën për të triumfuar.

Ana Tafili, nga Durrësi, e cila ka vite që jeton në Itali është kthyer në një frymëzim për shumë njerëz, pasi ndonëse se ka katër vite që lufton me sëmundjen e kancerit, nuk e humbur buzëqeshjen dhe shpresën.

Ajo ka kryer 2 operacione dhe 36 kimioterapi, por me shumë energji, ajo realizon plot video në TikTok dhe rrjete tjera sociale, duke treguar shpirtin e saj luftarak.

Prej katër vitesh ajo po lufton me kancerin, por shpresën për ta fituar këtë betejë Ana Tafili durrsakja që jeton në Itali nuk ka ndërmend ta humbë. Me dy operacione dhe 36 kimioterapi, me shumë pak shpresë nga mjekët ajo ende lufton dhe shpreson të kthehet në Shqipëri për vizitë.

Ana,  në përballejn e saj më kancerin edhe një herë ka treguar se sa mund të bejë një përson për jetën dhe si mund ta luftoj për ta dashur atë. Ajo ka vite që jeton në Itali dhe përveç jetës që ajo kishte jetuar dhe kishte qenë për mrekulli, nuk kishte pritur asnjeherë që diqka do të fillonte për se keqi.

2 operacione & 36 kemio,historia e Anës që s’i dorëzohet kancerit

“Kam bërë një operacion në Insitutin e Tumorit në Milano dhe pask kësaj kam marrë një emocion shumë të fortë sepse jam ngritur brenda dy ditësh. Doktori më tha se ke një forcë të jahtëzakonshme dhe mendoj se t’i do të luftosh deri në fund. Pasi u bëra operacion bëra 6 cikle kimioterapie të forta ku humba flokët, qerpikët. Pastaj kam bërë dhe 20 kimio të tjera për të bllokuar që të mos zhvillohet prap. Pas dy vitesh m’u kthye prap dhe tani jam në gjendje të rëndë sepse tani ka prekur mëlçinë, pankreasin, stomakun.

Kam bërë vitin e kaluar 24 cikle të tjera kimioterapie dhe nuk arrijnë dot ta bllokojnë. Duke qenë shqiptare kokëfortë, vajta në Insitutin më të madh në Europë dhe ngula këmbë, pasi mjekër më thanë se nuk investojnë për një person që është në këtë fazë. I binda me pozitivitetin tim dhe këto ditë po pres një kurë eksperimentale, nuk do të më kurojnë komplet por për momentin do të bllokojnë kancerin dhe mund ta shtyj dhe pak.”, u shpreh Ana.

Gruaja e e pamposhtuar nga semundja në inqzimet e derguar tek ne ka rrefyer jetën qysh prej kur është larguar nga Shqiperia dhe momenti kur është berë nënë.

Rrefimi i Anes

“Quhem Ana Tafili dhe vi nga Durresi që nga viti 1989 mora rrugen për Itali bashkë më të fejuarin tim, ku pas kater vitesh zoti më bekoj më një djal Fabio, por shumë shpejt jeta ime do të ndryshonte,për fat të keq më bashkshortin tim ndahem dhe keshtu jeta ime u bë shumë e veshtirë sepse siq mund ta paramendoni një nënë e re më një femijë në një shtet të huaj duhej të puynoja fort të behesha nënë e baba për Fabion. Më sakrifica të medha arris të rris djalin tim dhe të blejmë një shteëpi tonen dhe më në fund në jëtën time erdhi pak lumturi, ku pas një kohe njoh një djal italian dhe martohëm më të në vitin 2014 dhe gjithqka ishte përfekte dhe tashmë kish gjithqka që deshiroja por përseri jeta më vuri përpara një sprove shumë të madhe ku në vitin 2017 më vjen një semundje përbindeshme si kanceri. Kisha kaluar shumë sfida por sigurisht që kjo do të ishte sfida më e madhe në jetën time sepse duhet të luftoja për jetë, në momentin që më thanë se kisha një kancer në vezorë në fazen e fundit dhe mendova se jeta ime do të përfundoj aty isha tejet e deshperuar” ka rrefyer gjithë vitet e saj në Itali ajo.

Ditëlindja e djalit Fabio

“Ditën që kam marr ketë lajm ka qenë ditëlindja e djalim tim 3 korrik dhe kishim një festë, mbasi mbaruam festën u detyrova ti them birit tim për semundjen. Më pas iu nënshtrova një operacioni mjaftë të rendë I cili zgjati 13 orë në Institutin e tumorit në Milano, pas operacionit dhe dhimbjeve të tmerrshme jam detyruar të bejë kemeo dhe ishte gjithëçka e veshtirë,  filluan më ranë flokët, fillova të fryhesha dhe frika për jetën kalonte cdo limit.

Në fillim të vitit 2019 unë arrita ta mposht kancerin dhe të jem jashtë rrezikut, mendova që gjithqka kaloj dhe u ktheva në jetën që kisha ani pse frika e kancerit gjithemonë më ndiqte mbrapa, por për fat të keq nuk zgjati shumë dhe në vitin 2020 kanceri kthehët përseri në trupin tim dhe ishte edhe më I fuqishëm dhe kishte berë metastazë edhe në organet tjera të trupit.

Prapë u futa në kemeo e që ishte tejët e veshtirë por gjithemonë më shpresen se do të mund tia dal dhe në maj të 2021 më vjen një lajm I mrekullueshem që kanceri kishte ndaluar dhe isha tejet e lumtur dhe ketë doktoret e quanin lumturi dhe kur pyeta ata se si është e mundur që kam shpetuar nga gjithë kjo, por forca dhe dashuria jote për jetën e mposhti edhe ketë herë, sepse 90% jeni ju që e luftoni kancerin dhe vetëm 10 % mund të ndikoj terapia.

Lufta ime më kancerin ende nuk ka përfunduar, për momentin jam më mirë por unë cdo ditë luftoj për jetën dhe buzeqesh e jetoj sepse e di që kanceri ka frikë nga buzeqeshja ime, cdo moment e jetoj sikur mund të jetë momenti I fundit I jetës sime nuk mendoj aspak për të nesërmen dhe mundem gjithemonë që përmes rrjeteve sociale që të jap sa më shumë informacion të gjithë atyre grave sepse ky kancer është tejet I rrezikshëm sepse nuk jepë shenja por gjithëmonë kapet në shkallen e fundit të trajtimit.

LUTJE:

Ju lutem gjithë vajzave dhe grave shqipetare që të kontrollohen sa më shpesh dhe gjithemonë të kujdesën për vete.

A.Jahaj

Marketing