“Beobachter“ revista zvicerane numrin e parë të këtij viti e ka filluar me shqiptarët, me një temë mbi integrimin e tyre në Zvicër si shembull për të tjerët.

Bëhet fjalë për Qëndresa Hoxha-Sadriu, Ganimete Hasanaj dhe Besa Tatari. Ato erdhën në Zvicër si punëtorë mysafirë në vitet 1980 ose si refugjatë lufte në vitet 1990, transmeton albora.ch.

“Zvicra është një vend që e bën të vështirë të ndihesh si në shtëpinë e vet”, thotë Qëndresa Hoxha-Sadriu.

Marketing

27-vjeçarja është këshilltare komunale, këshilltare kantonale dhe tani është kandidate për këshillin bashkiak të komunës Opfikon të Cyrihut./albora.ch/

Marketing