Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një deklaratë nga takimi më i fundit i Komitetit të Emergjencave këtë javë, ku ka diskutuar efikasitetin e ndalimeve të përgjithshme të udhëtimit dhe nëse ato duhet të anulohen.

Marketing

“Ndalimet e udhëtimit nuk janë efektive në shtypjen e përhapjes ndërkombëtare (siç tregohet qartë nga përvoja e Omicron)”, thuhet në të, transmeton albora.ch.

Në vend të ndalimeve të udhëtimit, thuhet se duhet të ketë “masa udhëtimi” për të kontrolluar përhapjen e virusit.

Ndërsa shfaqja e statusit tuaj të vaksinimit ose dëshmia e një testi negativ në kufi ka qenë normë për muajt e fundit, por tani OBSH po pretendon se kjo kërkesë mund të mos jetë më “rruga e vetme” drejt udhëtimit ndërkombëtarë .

OBSH rekomandon një qasje të bazuar në rrezik në vend të kësaj e cila do të përfshinte heqjen ose modifikimin e masave, të tilla si testimi ose kërkesat e karantinës, kur është e përshtatshme./albora.ch/

Marketing