Disa njerëz mund të hanë shumë. Dera e një restoranti është mbyllur për një burrë, i cili ka ngrënë vakte të njëpasnjëshme.
Marketing
Arsyeja pse u ndalua hyrja në restorant për klientin ishte shumë e thjeshtë: Sa herë që shkonte, zbrazte tavat dhe tenxheret me ushqim.
Problemi është se “Handadi Seafood” ofron ngrënie me një çmim fiks, pra nëse dikush ha shumë ose ha pak, do t’i kërkohet të paguajë të njëjtën shumë, transmeton albora.ch.
Nga ana e tij, pronari i lokalit ka deklaruar se klientë të tillë e kanë zhytur drejt falimentit.
Por fakti ka ngjallur reagime në rrjete sociale. Shumë njerëz thonë se ky është gabim, sepse kur merr përsipër të ofrosh “all you can eat” me çmim fiks, duhet ta pranosh edhe dikë që ha shumë./albora.ch/
Marketing