Njihuni me “Oficer Hops”, oficerin shëndetësor të stacionit të policisë në Juba, një qytet në Kaliforninë veriore. Kjo ide fillimisht erdhi si një shaka dhe pas një kohe u pranua me shumë kënaqësi, thotë Chelsea McCready, një oficere policie.

Marketing

Pozicioni zyrtar i oficerit Hops në forcat policore është “oficer shëndetësor”.

“Më pëlqen sa i butë është, mendoj se kjo është ajo që më pëlqen më shumë te ai. Të jem në gjendje ta mbaj në duar dhe ta përkëdhel është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u larguar nga gjërat e përditshme që shoh në tokë”, shpjegon Michelle Brazil, një oficer policie në Juba.

Lepuri iu bashkua policisë në vitin 2022, pasi shërbimi policor u fokusua në shëndetin mendor të punonjësve të saj.

“Unë ndaloj për ta parë sa herë që shkoj atje”, tha oficerja e policisë Ashley Carson, e cila e gjeti këtë lepur pasi iu përgjigj një prej thirrjeve.

Disa javë më vonë, Shërbimi Policor i Jubës e adoptoi atë. Ai vazhdimisht kalon kohë në ambientet e policisë, duke ecur nga dhoma në dhomë, thonë punonjësit.

“Ne kemi efekte pozitive afatgjata prej tij. Ai është një mik i mrekullueshëm i vogël me gëzof”, thonë policët.

Marketing