Gjermanja Ursula Meissner punon prej shumë dekadash si fotografe në zonat e luftës, ku mes tjerash ka spikatur edhe në luftën e Kosovës.

Marketing

Sipas saj, lufta në vetvete është shumë tragjike, andaj nuk ka nevojë për skenare.

“Një fotografi është fotografi e mirë, nëse zgjon emocionet. Kur unë isha në Kosovë, fotografova një fytyrë të një vajze. Vajza e vogël kishte dy ditë dhe dy netë pa fjetur duke ecur nëpër shumë male – e gjithë kjo për ti shpëtuar rrezikut. Me këtë fotografi mund të përshkruhej e gjithë dhimbja e shqiptarëve të Kosovë,” thotë Meissner në intervistën e fundit të saj për “Web.de”.

Vajza e vogël shqiptare nuk kishte as forcë për të qarë.

Më tutje ajo tregon se kjo foto i kishte prekur shumë njerëz, përkundër që nuk shihej “gjak dhe armë”, pasi dhimbja njerëzore mund të tregohet edhe pa këto elemente.

“Por këto fotografi rrallë korrin sukses,” tregon ajo.

Marketing